Lirohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, u arrestua për rrahjen e ish-vartësit

Aktualitet

Lirohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, u arrestua për

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata ka lënë të lirë me masën “arrest shtëpie’ ish drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu.

Irini Shehu u arrestua me 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve.

Ajo po ashtu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish vartësit e saj.

Vetë Shehu e cilësoi arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion