Lufta anti- Covid, Macron merr vendimin: Në kinema, bare dhe restorante do shkojnë vetëm të vaksinuarit

Kryeministri i Francës, Emmanuel Macron ka marrë një vendim të fundit, lidhur me masat parandaluese të Covid-19, që pasi varianti Delta po përhapet me shpejtësi. Macron ka vendosur që do mund të frekuentojnë bare, restorante dhe kinema vetëm qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19, ose personat të pajisur me një test negativ.
"Ekuacioni është i thjeshtë. Sa më shumë të vaksinuar, aq më pak hapësirë i lëmë virusit për t’u përhapur. Vaksinimi është një çështje e përgjegjësisë individuale, por gjithçka është edhe çështje e lirisë sonë”, tha Macron.
Macron ka dhënë afat deri më 15 shtator, në të kundërt, do merren masa. Aktualisht në Francë janë vaksinuar 40% e qytetarëve, megjithëse qëllimi final i qeverisë është arritja e imuniteti të tufës.


