Transportonte emigrantë të paligjshëm për 250 euro personi, arrestohet i riu nga Bangladeshi

Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm për 250 euro personi,

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar nga Bangladeshi, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të policisë, i riu kalonte emigrantët nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës.

23-vjeçari për këtë punë merrte 250 euro për person. Ndërkohë që në operacionin e kapjes së të riut ka bashkëpunuar edhe Policia Kufitare Kakavijë dhe Frontex-it.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion