Liqeni rozë në Australi rrëmben vëmendjen e të gjithëve, kthehet në atraksion turistik
Lajmifundit
/
31 March 2021, 22:23
Bota

Është pothuajse si të ishte krijuar me qëllim për fotot në Instagram, por liqeni rozë i Melburnit është i gjithë natyror dhe është bërë përsëri rozë.
I vendosur në një pjesë industriale të Melburnit, udhëtarët që kalojnë atë në Urën e Portës mahnitet nga veçantia e tij.
Ngjyra rozë e ndezur në liqenin e kripës shkaktohet nga një fenomen natyror.

Ai bëhet rozë vetëm kur nivelet e kripës janë më të larta se zakonisht si dhe nga disa faktor të tjerë si: temperaturat e larta, rrezet e diellit dhe mungesa e reshjeve të shiut.


