Kërcënimi më vdekje i 16-vjeçares se gjykoi fenë islame, gjykata në Francë shpalli fajtor 11 persona

Bota

Kërcënimi më vdekje i 16-vjeçares se gjykoi fenë

Në Francë u shpallën fajtorë 11 persona, pasi kërcënuan me vdekje 16-vjeçaren, e cila gjykonte fenë islame. Mila ishte vetëm 16 vjeç, kur klipi i saj i parë u bë viral. Që nga ajo kohë vajza ka marrë 100 mijë mesazhe urrejtjeje dhe jeton 24 orë nën mbrojtjen e policisë. Tashmë në moshë 18 vjeçare, vajza e re është detyruar të mos vazhdojë dhe shkollën pas kërcënimeve që ka marrë.

Postimet e saj kundër Islamit nisën kur ajo për herë të parë u quajt “lezbike e ndyrë” nga një blogger mysliman ndërsa fliste për seksualitetin në Instagram. Historia e saj ka ringjallur një debat të gjerë në Francë në lidhje me lirinë e shprehjes dhe blasfeminë si dhe mbrojtjen e fëmijëve të shkollave nga bullizimi online.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion