"Lavdi Ukrainës", provokoi me kodin e wi-fi, burgoset studenti rus

Bota

"Lavdi Ukrainës", provokoi me kodin e wi-fi, burgoset studenti

Një student rus në Universitetin Shtetëror të Moskës u dënua me 10 ditë burg pasi i vendosi rrjetit të tij wi-fi kodin “Lavdi Ukrainës”.

Oleg Tarasov u dënua nga gjykata e kryeqytetit rus nën akuzën e shfaqjes së simboleve naziste dhe organizatave ekstremiste pasi “Lavdi Ukrainës” është thirrja e betejës e Forave të Armatosura të Kievit. Atij gjithashtu iu konfiskua dhe pajisja e ruterit.

Më 6 mars, policia ruse zbuloi rrjetin "inkriminues" wi-fi brenda një konvikti të universitetit të Lomonosovsky Prospekt. Pasi identifikuan pronarin e ruterit, oficerët kontrolluan dhomën e tij.

Sipas ligjit rus, krimi i Tarasov është teknikisht një  kundërvajtje administrative . Në rast shkeljeje të përsëritur, studenti mund të ndiqet penalisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion