Ky shtet nxit procesin e vaksinimit, shpërblen punëtorët me pushime shtesë të paguara

Punonjësit e shtetit në Çeki që kanë marrë vaksinën e tyre kundër Covid-19, do të kenë të drejtë të marrin dy ditë pushimi me pagesë. Sipas vendimit të qeverisë, pushimi është i vlefshëm deri në fund të vitit 2021, tha kryeministri çek Andrej Babish në një konferencë shtypi në Pragë.
Ai inkurajoi qeveritë rajonale dhe lokale të ndjekin shembullin, si dhe nxiti kompanitë private të inkurajojnë punonjësit e tyre që të marrin vaksinën. Ndërkohë që disa, duke përfshirë prodhuesin e veturave Skoda, kanë ofruar stimuj për të inkurajuar punëtorët e tyre që të marrin vaksinën, shtoi kryeministri.
Vendimi për të ofruar ditë pushimi falas për ata që vaksinohen është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat e hodhën poshtë si një gjest populist përpara zgjedhjeve legjislative të tetorit.


