Po peshkonin në grykëderdhjen e Bunës, peshkatarët durrësakë kapin peshkaqenin 6.5 metra dhe 650 kg

Aktualitet

Po peshkonin në grykëderdhjen e Bunës, peshkatarët

Një grup peshkatarësh në Durrës kanë kapur një peshkaqen gjigand në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Për mediat, kapiteni i anijes Kapllan Rama tha se peshkaqeni që kishte rënë në rrjetë kishte ngadalësuar shpejtësinë e anijes dhe po tentonte t’i shqyente rrjetat. Peshkaqeni peshonte 650 kg.

“Ishim duke peshkuar në drejtim të grykëderdhjes së Bunës rreth 13 milje në largësi nga bregu.

Po peshkonin në grykëderdhjen e Bunës, peshkatarët

Kur thellësi matësi tregonte rreth 155 m ujë thellësi, e kuptuam se kishte rënë shpejtësia e anijes dhe se kishte rënë diçka e madhe në rrjetat tona. Pasi anijet e mëdha gjuajnë me trata fundore dhe ajo merr ç’ti dalë përpara. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuvertë këtë përbindësh deti.

Po peshkonin në grykëderdhjen e Bunës, peshkatarët

Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe se peshonte rreth 650 kg”, tha kapiteni i anijes.

 

ME TE LEXUARAT