Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov në dorë, hodhi shtëpinë në erë

Bota

Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov

Detaje të reja po dalin në dritë në hetimin ndaj anëtarëve të familjes Ramponi, ngjarja e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi.

Efektivët kishin shkuar në një banesë të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi.

Besohet se Maria Luisa ndezi fitilin.

Nga pamjet e kamerave të trupit të oficerëve të përfshirë në operacion, gruaja shihet qartë duke mbajtur një koktej Molotov dhe duke e ndezur fitilin me një çakmak, duke shkaktuar shpërthimin e ndërtesës së mbushur me gaz.

Për më tepër, siç raportohet nga Il Corriere della Sera, gruaja bërtiti dhe ofendoi policët që iu afruan.

Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov

Të dy vëllezërit ishin strehuar në një lloj bodrumi pranë shtëpisë së fermës. Sapo forcat speciale arritën te dera, ndodhi një shpërthim, duke shkaktuar shembjen e ndërtesës dhe të katit të parë.

Suva, pllaka dhe mbeturina fluturonin në çdo drejtim, si predha, ndërsa flakët përhapeshin kudo.

Hetuesit janë të bindur se ajo i bindi vëllezërit e saj në këtë veprim dhe se ishte madje e gatshme të “sakrifikonte” veten.

Familja Ramponi organizoi kurthin mizor për forcat e rendit, pasi këta të fundit po zbatonin një urdhër sekuestrimi të pronës dhe aseteve pasi nuk kishin shlyer borxhin prej 200 mijë eurosh. 

ME TE LEXUARAT