Kundërshtari e përplas me kokë në tokë gjatë ndeshjes, ndërron jetë 28-vjeçari mundës në ‘sumo’

Bota

Kundërshtari e përplas me kokë në tokë gjatë

Mundësi japonez sumo ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ai u godit para një muaji me kokë në tokë, gjatë ndeshjes nga kundërshtari i tij gjatë një turneu me 26 mars.

28-vjeçari i quajtur Mitsuki Amano vdiq nga një ndërprerje akute e frymëmarrjes sipas një deklarate të bërë nga Shoqata Japoneze Sumo, raportojnë mediat.

Pasi mundësi ka arritur ta shtrijë në tokë 28-vjeçarin, ai nuk është ngritur më dhe shërbimet e ambulancës kanë vonuar pasi nuk ishin prezente në vend.

Praktikat arkaike, të kombinuara me një perspektivë të re të dëmtimeve të kokës, kanë nxitur zemërim ndaj këtij sporti në Japoni.

Tani, zyrtarët e sumos po diskutojnë mënyra për të përmirësuar përgjigjen mjekësore të urgjencës, duke përfshirë mënyrën e trajtimit të tronditjeve, në periudhat e ardhshme.

ME TE LEXUARAT