Peshkaqeni i shkuli këmbën gjatë sërfit, 32-vjeçari fiton të drejtën të mbajë dhëmbin si ‘suvenir’

Bota

Peshkaqeni i shkuli këmbën gjatë sërfit, 32-vjeçari

Një djalë në Australi, i cili i shpëtoi për pak vdekjes kur u sulmua nga një peshkaqen, fitoi të drejtën për të mbajtur dhëmbin e grabitqarit, që kishte ngecur në tavolinën e tij të sërfit.

Sërfisti Chris Blowes, humbi një këmbë nga ai incident i vitit 2015 dhe qëndroi për 10 ditë në koma. Dhëmbi i peshkaqenit ngeci në tavolinën e sërfit, por ligjet vendase nuk e lejonin që të mbante pjesë nga kafshë që ishin të mbrojtura.

Por vendimi u ndryshua dhe Blowes vendosi ta mbante dhëmbin si “suvenir”. 32-vjeçari tha për BBC se peshkaqeni që e sulmoi ishte 5,5 metra i gjatë. “Më sulmoi nga pas dhe arriti të më këpuste këmbën”.

Peshkaqeni i shkuli këmbën gjatë sërfit, 32-vjeçari
Pasi miqtë e shpëtuan dhe e nxorën në breg, policia gjeti dhëmbin në tavolinën e sërfit dhe ia dorëzoi autoriteteve. Gjoba për mbajtje të paligjshme të sendeve të tilla arrin deri në 100 mijë dollarë australianë, ose 64 mijë euro. Fillimisht lutjet e të mbijetuarit u injoruan, por pasi një politikan vendas u njoh me rastin e tij arriti të ndikonte që të bëhej një përjashtim.

“Do t’ia tregoj nipërve të mi”, tha Blowes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion