Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron banorët të mos rikthehen: Është me rrezik

Bota

Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron banorët të mos rikthehen:

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka paralajmëruar banorët që u larguan nga kryeqyteti se nuk është e sigurt të rikthehen në Ukrainë, sipas skynews.

Ai tha se nuk kishte asnjë dyshim se qyteti është ende “objektivi kryesor” i Rusisë.

Fatkeqësisht, sot nuk mund të garantojmë sigurinë e çdo banori. “Çdo cep i Ukrainës, çdo qytet dhe qytezë, është nën kërcënim ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj barbare kundër vendit tonë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Siguria është prioriteti kryesor tani. Po sigurisht që jemi të shqetësuar  dhe shpresojmë që ushtarët tanë të na mbrojnë, por ende jemi të rrezikuar dhe pa partnerët tanë, pa Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane nuk mund të mbijetojmë,”  tha Klitschko.

Rusia është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror me luftën barbare kundër Ukrainës dhe paktin e saj shqetësues me Kinën”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pas bisedimeve me kryeministrin japonez Fumio Kishida, shkruan The Guardian.


Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ndodhen në Japoni për bisedime në lidhje me pushtimin e Ukrainës, por edhe shqetësimet për rolin e Kinës në Azi dhe më gjerë.


“Pushtimi rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Europës, por ajo trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë.

ME TE LEXUARAT