Kriza e Tajvanit, Kina nxjerr raketat balistike: Të parën do të godasim...

Bota

Kriza e Tajvanit, Kina nxjerr raketat balistike: Të parën do të

“Ushtria australiane është e dobët, e papërfillshme dhe do të jetë e para që do të goditet në rastin e çdo konflikti të mundshëm për Tajvanin”, paralajmëruan mediat shtetërore kineze.

Mesazhi nga organi i preferuar i propagandës i Partisë Komuniste, Global Times, erdhi në kohën kur forcat detare të Australisë sapo përfunduan stërvitjen e zhvilluar me SHBA-në, Francën dhe Japoninë në detin e Kinës Jugore. këto ishin të parat manovra të kësaj natyre mes katër shteteve.

Stërvitja u quajt “Zhan Dark 21”. Gjatë saj u praktikuan veç të tjerash sulme me mjete amfibe dhe mbrojtja antiajrore, në një lëvizje që nxehu keq Pekinin. “Australia të mos mendojë se do t`i fshihet dot Kinës nëse e provokon. E kemi në rrezen e raketave tona balistike DF-26. Po guxoi të ndërhyjë në ndonjë konflikt ushtarak në ngushticën e Tajvanit, do të jetë e para që do të goditet”, paralajmëron gazeta kineze.

Kina është vendosur në kurs përplasjeje me Australinë që vitin e kaluar, kur i vuri një bllokade tregtare me vlerë 20 miliardë dollarë eksporteve australiane pasi autoritetet atje kërkuan një hetim ndërkombëtar mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, të shfaqur në Wuhan në 2019-tën. tensionet u përshkallëzuan edhe më tej kur figura si ministri australian i mbrojtjes Peter Dutton, ish kreu i kësaj ministrie Christopher Pyne dhe ministri i brendshëm Michael Pezzullo, deklaruan se në rajon po “bien daullet e luftës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion