Flori Mumajesi prek me dedikimin për nënën e ndjerë: Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde

Showbiz

Flori Mumajesi prek me dedikimin për nënën e ndjerë: Nuk ka

Këngëtari Flori Mumajesi konkurron te “Kënga Magjike” së bashku me Klajdi Harunin me këngën e tyre të titulluar “E para”.

Pas një publikimi që ai ka bërë në “Instastory”, këngëtari ka shkruar fjalë prekëse për nënën e tij e cila ka ndërruar jetë disa muaj më parë pas problemeve shëndetësore. Ai është shprehur se ishte hera e parë që pasi ka kënduar nuk ka marrë mesazh nga nëna e tij, duke vendosur në sfond këngën e tij “Dhemb”.

“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.

Flori Mumajesi prek me dedikimin për nënën e ndjerë: Nuk ka

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion