Kreu i OBSH merr vaksinën anti- covid-19, mban sekret kompaninë që ka përdorur

Bota

Kreu i OBSH merr vaksinën anti- covid-19, mban sekret kompaninë

Ditën e sotme ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Pasi mori vaksinën, përmes një postimi në Tëitter, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos stepen.

“Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar në Hôpitaux Universitaires de Genève kundër COVID-19. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është thelbësore që t’i dërgoni në të gjitha vendet. Nëse ju si unë jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutemi vaksinohuni kur të jetë radha juaj.

Për pasur vaksina për të gjithë ata që kanë nevojë për ata, qeveritë, prodhuesit dhe aktorët e tjerë duhet të angazhohen për aksion dhe për të prodhuar më shumë doza kundër COVID-19“, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion