Besimtarët në Shkodër falin Bajramin, myftiu e nis lutjen për myslimanët në Palestinë

Aktualitet

Besimtarët në Shkodër falin Bajramin, myftiu e nis lutjen

Besimtaret myslimane në Shkodër ashtu si në të gjithë vendin kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit në xhamitë e qytetit te Shkodrës. Myftiu i Shkodrës, ka marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë Ebu Beker në qendër të qytetit të Shkodrës.

 Në fjalën e tij para besimtareve, Myftiu i Shkodrës e ka nisur lutjen e tij për myslimanet në Palestinë të cilët po kalojnë kohë trazirash mes luftrash, të cilën e cilësoi si nje çështje fetare.

 Myftiu i Shkodrës në diten e Bajramit, u ndal tek angazhimi që duhet nga të gjithë ndaj brezit të ri, drejt punës, dhe të mos e leje vendin për shkak të politikave të gabuara e kane varfruar sidomos Shkodren.

 Festa e Fiter Bajramit, për mbarë besimtarët myslimane vjen pas një muaji agjerimi, lutje para zotit, një muaj sakrificë dhe devocioni për mbarë besimtarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion