Bes Kallaku shpërthen ndaj shqiptarve: “Na vrisni nuk themi gjë, kemi hallin e Teas dhe Andit”

Bes Kallaku ka bërë një monolog në emisionin e tij “Koshere”, ku ka folur për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ai shprehet:
“Neve jemi popull që nuk na ndihet zëri i gojës more. Neve na vrit, na vidh, na rjep, nuk çohemi ne fare, sa do të na vrasësh. Ne çohemi, po patë luftë Palestina me Izraelin, jo atëherë dalim në protestë ne shqiptarët mo vëlla. Këtu Vjosa që është lumi më i egër në Europë, lumi i fundit duan ta bëjnë hidrocentral mo vëlla, nuk çohemi ne. Nuk çohet shqiptari me ndalu hidrocentralin në Vjosë, ama po u prekën pyjet në Amazonë po.
Këtu lumenjtë janë aq të ndotur sa të gjithë fabrikat i derdhin mbetjet e tyre në tunel dhe po na del peshku me katër koka, si oktapod. Nuk çohemi ne mo vëlla, se nuk e vret mendjen shqiptari për këtë gjë.
Shqiptari e vret mendjen kur ndahet Kim Kardashian nga Kaney Ëest. A flet mbretëresha e Anglisë me Meghan Markle? Për këto e vrasim mendjen ne. Ne jemi popull që çdo lidër botëror do na dëshironte.
Nuk e vrasim mendjen ne shqiptarët se çfarë na bën pushteti. Rama e ka bërë mullarë, qeveria e ka bërë mullarë. Ne themi si ka vesh çitjane ai. Kjo na vret syrin neve. Na vret mendjen neve. Ne nuk duam fare që të ketë sherr mes shokut Rama, mes shokut Meta, mes shokut Basha, çfarë të doni jua japim ne, vetëm ju mos u zini. Vetëm ju rrini rehat, vetëm ju mos e vrisni mendjen për ne, se mbajmë ne siç kemi mbajt deri më sot.
Po nuk çohen shqiptarët mo vëlla, po nuk protestojnë shqiptarët se kanë halle të tjera, kanë halle më të mëdhaja. Shqiptarët kanë hallin e Teas, kanë hallin e Andit, kanë hallin e Beartit, kanë hallin e Besit. Kanë hallin ku i bëri pushimet ky, ku i bëri pushimet ai, a kishte veshur mbathje ajo e shoëbizit, apo s’kishte veshur. Nuk e vrasin mendjen shqiptarët për çfarë duhet vrarë mendja. Jo vetëm një rast, po rast i përsëritur, kur nuk çohen, kur nuk protestojnë për mostra që abuzojnë me 15-vjeçare dhe minorene. Atëherë e keqja do e marrë para këtë vend dhe do e marrë para gjithë këtë shoqëri shqiptare.”, tha Bes Kallaku në monologun e tij.


