Kreu i KLP-së e pyet për marrëdhënien me mediat, Dumani: Jam përpjekur të ruaj sekretin hetimor…

Aktualitet

Kreu i KLP-së e pyet për marrëdhënien me mediat, Dumani: Jam

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, ndodhet sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për të raportuar veprimtarinë vjetore të SPAK.

Pas raportimit, kreu i KLP Alfred Balla pyeti Dumanin se “mos ndoshta duhet të jeni më të hapur me median”.

Në përgjigje Dumani tha: “Kemi komunikim korrekt. Unë kam mbajtur takime me gazetarët. Është premtim i mbajtur që e thashë që kur konkurrova.

 Janë takime të hapura. Kanë qenë të lirë të adresojnë pyetje. Jam përgjigjur duke bërë balancën e sekretit. Ne komunikojmë për veprimtarinë e institucionit nëpërmjet njoftimit për shtyp.”

“Jam përpjekur, si drejtues i institucionit, të ruaj sekretin dhe të kufizoj rrjedhën e informacionit në rrugë informale”, shtoi kreu i SPAK.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion