Krahina e vetme që nuk është pushtuar nga talebanët, kush është djali i "luanit" që udhëheq rebelët

Bota

Krahina e vetme që nuk është pushtuar nga talebanët, kush

Talabanët udhëheqin në Afganistan por një krahinë ende nuk ka ulur armët duke vijuar rebelimin kundër regjimit të tyre.

Lugina Panjshir pavarësisht se është rrethuar nga talebanët ende vijon t'i rezistojë ndërsa ushtarët afganë të vendosur atje dhe milicia vendase deklaron se nuk do të dorëzohet kurrë.

Njeriu që drejton forcat anti-talebane të luginës është Ahmad Massoud, një 32-vjeçar i diplomuar në Akademinë Ushtarake Sandhurst Royal dhe djali i komandantit legjendar të rezistencës Ahmad Shah Massoud.

Babai i tij, i njohur si “luani i Panjshir”, mbronte rajonin kundër pushtimit sovjetik në vitet 1980 dhe regjimit taleban në vitet 1990. Ai u vra nga një skuadër e Al Kaedës në 2001, kur Ahmad Massoud ishte adoleshent.

Pasi u trajnua në Britani si një kadet i huaj dhe mbaroi studimet Ahmad Massoud u kthye në Afganistan në vitin 2016. Ai themeloi Frontin e Rezistencës Kombëtare anti-talebanë (NRF) muajin e kaluar.

“Unë do të preferoja të vdisja sesa të dorëzohesha” tha Massoud në intervistën e tij të parë që kur talebanët morën Kabulin. “Unë jam djali i Ahmad Shah Massoud. Dorëzimi nuk është një fjalë në fjalorin tim“.


Ai tani drejton disa mijëra anëtarë të milicive lokale dhe njësive të ushtrisë. Por ai bëri thirrje edhe për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në luftimin e talebanëve pas tërheqjes së ushtrisë amerikane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion