Konsumoi 76 hot-dog për 10 minuta, njihuni me kampionin amerikan (Video)

Njihuni me Joey Chesnat, amerikani që arriti të konsumojë 76 hot-dog për vetëm 10 minuta, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm, 75 hamburger. Mësohet se Joe ka fituar për herë të 14 -të konkursin tradicional ndërkombëtar të konsumimit të hot-dog, i cili zhvillohet çdo vit më 4 korrik me rastin e festës kombëtare në SHBA.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se për shkak të masave kufizuese të Covid-19, konkursi nuk u mbajt këtë vit jashtë restorantit "Hot Dogs Nathans" në Coney Island, Brooklyn, por u zhvilluan në një fushë bejsbolli, e cila kishte 5000 spektatorë.
"Jam shumë i lumtur që në konkurs kishte publik. Edhe pse nuk ndihesha rehat, më pëlqente që publiku me motivonte dhe më jepte kurajon për të vazhduar", tha kampioni i "Hot Dog".


