Aksion kundër Cosa Nostra, policia italiane arreston 85 trafikantë droge

Policia italiane ka arrestuar 85 njerëz, gjatë një aksioni kundër Cosa Nostra në Palermo dhe në rajone të ndryshme italiane. Mediat italiane shkruajnë se informatorja, Giusy Vitale, është motra dhe kreu i një klani në Partinico dhe kishte marrë përsipër frenat e familjes pas arrestimit të tyre, përpara se të arrestohej vetë dhe të kthehej si dëshmitare e shtetit.
Siç vënë në pah mediat italiane, të arrestuar me të ishin motra e saj Antonina dhe nipi i saj Michele Casarrubia. Ndërkohë policia ka thënë se hetimi kishte zbuluar “një përçarje alarmues të klaneve” dhe tregoi se “luftëra të reja dhe ndoshta të afërta” po priteshin midis familjeve të ndryshme për kontrollin e trafikut të drogës.


