Kishte më shumë se 12 orë në det, notari i humbur shpëton falë delfinëve

Bota

Kishte më shumë se 12 orë në det, notari i humbur

Një notar kishte humbur prej 12 orësh në det në afërsi të brigjeve të Irlandës, ndërsa u shpëtua vetëm pasi që një anije shpëtimi ishte alarmuar nga delfinët.

Sipas BBC, vullnetarët e RNLI panë një njeri të lodhur në mesin e delfinëve në det në afërsi të Castlegregoryt në County Kerry.

Kishte më shumë se 12 orë në det, notari i humbur

“Në orën 20:30, një ekip i vullnetarëve me një varkë shpëtimi ka zbuluar një grup të delfinëve dhe një kokë mbi ujë rreth 2 milje e gjysmë nga plazhi Castlegregory. Personi ishte i vetëdijshëm dhe menjëherë u mor në varkë dhe u dërgua në spital”, tha RNLI.


Delfinët janë parë në brigjet irlandeze që nga viti 2019.

Ndërkohë shkencëtarët mund të identifikojnë delfinët individualë sipas formës dhe shenjave në pendët e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion