"Ballkani nuk duhet kthyer në "fuçi baruti" ", ministri grek "ndërhyn" për negociatat e Shqipërisë me BE

Aktualitet

"Ballkani nuk duhet kthyer në "fuçi baruti" ",

Çështja e negociatave me Ballkanin Perëndimor, është prekur sot nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i cili bëri apel Brukselit, për të pranuar në gjirin e saj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


“Greqia dëshiron dhe mund të jetë aleati më i ngushtë i Maqedonisë Veriore. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë, ka çdo arsye dhe interes për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin.

Dhe ne gjithmonë u themi partnerëve tanë evropianë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të lejohet kurrë të bëhet përsëri “fuçi baruti” i Evropës. Ne po bëjmë çdo përpjekje për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor” tha Dendias.


Gjatë vizitës në Maqedoni, ministri i Jashtëm grek u takua me krerët më të lartë të shtetit në Shkup.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion