Kina aprovon dy vaksina të reja antiCovid për përdorim

Bota

Kina aprovon dy vaksina të reja antiCovid për përdorim

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për përdorim.

Vaksinat, të zhvilluara nga kompania kineze CanSino Biologics dhe një filial i Sinopharm, kanë marrë miratimin me kusht pasi janë konfirmuar të jenë efektive kundër Covid-19, ka njoftuar Administrata Kombëtare e Mjekësisë.

Instituti i Produkteve Organike Wuhan, filial i Laboratorit Sinopharm, konfirmoi se vaksina ka një normë efikasiteti prej 72.51%. Cansino Biologics raporton një normë efikasitetin në 65.28% për vaksinën 28 ditët pas vaksinimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu, Kina u ka dhënë dritën jeshile katër vaksinave që janë zhvilluar në vend. Në shkurt, Autoriteti Rregullator i Barnave Kineze miratoi me kusht tregtimin e Sinovac CoronaVac. Në dhjetor, vendi miratoi vaksinën Sinopharm.

Autoriteti kinez i ilaçeve tha sot se do t’u kërkojë dy kompanive të vazhdojnë të kryejnë hetime përkatëse, të përmbushin kriteret për miratimin me kusht dhe të paraqesin rezultatet e hetimeve shtesë brenda afateve të përcaktuara. 

ME TE LEXUARAT