Kim Jong-un jep urdhrin e prerë: Kush vishet apo qethet si koreano-jugorët mund të ekzekutohet
Lajmifundit
/
19 July 2021, 22:48
Bota

Një ndryshim i ligjit në Korenë e Veriut parashikon që të ndalojë përdorimin e çdo lloj ndikimi të huaj, kryesisht nga Korea e Jugut, duke përfshirë modelin e flokëve, muzikës që dëgjojnë dhe veshjes.
Nëse rast se ky ligj shkelet, dënimet do të jenë shumë të ashpra, ku njerëzit mund të përballen me burg ose dhe ekzekutim.
Ndikimi i huaj shihet si një kërcënim për vendin komunist. Së fundmi, janë miratuar disa ligje, të cilat synojnë që popullsia vendase të mos ndikohet nga të huajt.


