Varianti "Delta" i Covid-19 alarmon Francën: Kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë
Lajmifundit
/
19 July 2021, 22:44
Bota

“Ne kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë” tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Atal.
Ai informoi se qeveria franceze po ecën përpara me planin e saj të ri për të luftuar variantet e reja të Covid-19 dhe për të zvogëluar presionin që mund të bllokojë spitalet.
Plani, i cili përfshinë edhe vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, përfaqëson disa nga masat më të ashpra kundër Covid-19 në Europë.
Franca ashtu si edhe shumë vende në Europë po përballen me rritjen e infektimeve nga mutacioni “Delta”.


