Kërcënoi për vdekje Joe Biden, amerikani e quan veten “Gjeneral revolucionar i luftës”
Lajmifundit
/
27 Maj 2021, 08:45
Bota

John Benjamin Thornton nga New Mexico akuzohet për kërcënim ndaj Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe disa të tjerëve. Mësohet se shtetasi e quan veten e tij si “Gjeneral revolucionar i luftës” dhe ka shkruar se “5 yje pasi ekzekutova Joe Biden për Tradhti”.
Po ashtu, shtetasi në fjalë akuzohet se ka përdorur komunikimet ndërshtetërore të tregtisë për të dërguar kërcënime ndaj personave të ndryshëm. Gjithsesi ky nuk është rasti i parë që Presidenti i SHBA, Joe Biden merr kërcënime të këtij lloji pasi në muajt e fundit ka marrë disa të tilla në forma të ndryshme.


