Karantina do vijojë në Zelandën e Re, kryeministrja bën njoftimin e fundit

Bota

Karantina do vijojë në Zelandën e Re, kryeministrja bën

Qeveria e Zelandës së Re vazhdon që të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të variantit “Delta”. Lajmin e ka bërë me dije kryeministrja Jacinda Arden. Kjo e fundit tha se heqja e masave kufizuese anti- Covid do shtyhen deri më 21 shtator.

Sipas saj, qyteti më i madh i Zelandës së Re, Auckland do vazhdojë të qëndrojë në karantinë. Kujtojmë se ky qytet është në nivelin e rreptë të karantinës, por sipas kryeministres, deri në mesnatën e 21 shtatorit, më pas do kalojë në nivelin e 3 të alarmit.

Ndërkohë, karantina ka sjellë shumë përmirësim në Zelandën e Re. Numri i infeksioneve është shumë i vogël, ndërkohë që vaksinimi është një problem. Vetëm 20% e vendit e ka marrë këtë vendim, duke shqetësuar qeverinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion