Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në hapjen e TKOB me 15 shtator, kanë një mesazh për shqiptarët (Video)

Aktualitet

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në hapjen e TKOB me 15 shtator, kanë

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo do ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit më 15 shtator, në një mbrëmje gala. Kujtojmë se Teatri po hapet pas 5 vitesh. Për këtë mbrëmje, ka folur Ermonela Jaho por edhe legjenda botërore Placido Domingo.

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në hapjen e TKOB me 15 shtator, kanë

Në një videomesazh, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, Jaho shprehet: “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombës dhe me pjesëmarrjen e legjendës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për ata qe ideuan dhe realizuan atë projekt. Kur punojmë të gjithë sëbashku drejt të njëjtit qëllim asgjë nuk është e pamundur! Ju pres të gjithë në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në galanë e hapjes së teatrit. Mirupafshim”

“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë e “Grand Gala” për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është gëzim i madh për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi me 15 shtator, për ta shijuar të gjithë sëbashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë”, tha Domingo./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion