Kandidatët në Gjermani lanë figurë të shëmtuar, përplasen me njëri- tjetrin në emision (Video)

Bota

Kandidatët në Gjermani lanë figurë të shëmtuar,

Për herë të parë në një debat televiziv në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Bundestagut në Gjermani morën pjesë tre kandidatë; Annalena Baarbock e Të Gjelbërve, Armin Laschet i CDU dhe Olaf Scholz i SPD.

Vetëm pesë minuta nga nisja e debatit dhe filluan përplasjet, kur erdhi një pyetje për Afganistanin. Mirësjellja e minutave të para mori fund, thotë DË. Laschet kundër Scholz, Scholzi kundër Laschet, Baerbock kundër Laschet e Scholz, kundër të dy partive që qeverisin aktualisht, CDU dhe SPD. Zhvillimet në Afganistan janë një “katastrofë” për perëndimin, por edhe për qeverinë gjermane, theksoi Laschet.

Që të tre shohin nevojën e përmirësimit të armatimit tek Bundesëehri. Laschet tematizon dronet e armatosura dhe akuzon SPD për bllokadë në këtë drejtim. Baerbock bën fjalë për shmangje të përgjegjësisë nga qeveria gjermane. Në debat kjo mbeti tema kryesore e politikës së jashtme. Vetëm në fund kur vjen fjala për partinë e Majta, nëse është e aftë për koalicion qeverisës, Baerbock dhe Scholz prekin temën e politikës së jashtme me përgjigje të paqarta.

Katër javë kanë mbetur deri tek e diela e zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Debati televiziv i tre kandidatëve në televizionet ntv dhe RTL jep sinjalin e fillimit të fazës finale të fushatës zgjedhore. Në sondazhe, Olaf Scholz është politikani më i preferuar për të qenë kancelar, Laschet më pak i preferuari. Baerbock duket se ka më pak shanse për t’u zgjedhur në postin e kancelares./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion