Babai shqiptar ribashkohet me vajzat që humbën pas përmbytjeve në Gjermani: Vetëm kam qarë

Bota

Babai shqiptar ribashkohet me vajzat që humbën pas përmbytjeve
  

Ndërsa më shumë se 80 njerëz kanë humbur jetën pas reshjeve të shumta që shkaktuan përmbytje, mediat gjermane kanë treguar historinë e babait shqiptar, Sheik Hyseni, i cili prej orësh qëndronte në ankth për vajzat e tij.

Pas shkëputjes së lidhjes telefonike, babai shqiptar ishte i frikësuar për jetën e Lauretës dhe Altunës, 13 dhe 17 vjeçe. Ai u nis menjëherë drejt banesës, por nuk mund të kalonte pasi uji tashmë ishte kudo.

“Të mërkurën në mbrëmje, vajzat e mia më thirrën dhe thanë se uji kishte shkuar në katin e pare. “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”, tha Hyseni për BILD.

Ai u shpreh për Bild se priti gjithë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij, por fatmirësisht, pasditen e djeshme atij iu dha lajmi se dy vajzat ishin shpëtuar me helikopter.

“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”, përfundoi ai.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion