Kamioni përplas për vdekje 7-vjeçaren në Greqi, babai mezi mbushet me frymë: Do të dhuroj organet e saj

Bota

Kamioni përplas për vdekje 7-vjeçaren në Greqi, babai mezi


Një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një kamion këtë të enjte në Nikea të Greqisë. E mitura u aksidentua, teksa ishte me kushërirën e saj duke kaluar rrugën.

Babai i të voglës rrëfeu mes lotësh për mediat greke sesi ndodhi ngjarja. Sipas tij, vajza e tij u përplas sepse shoferi i kamionit nuk respektoi semaforin e kuq. Ndërsa mezi mbushet me frymë për shkak të dhimbjes së madhe, ai u shpreh se do të dhurojë organet e 7-vjeçares për ata që kanë nevojë.

“Ai vrau një shpirt, ëngjëllin tim të vogël. Unë kisha ëndrra për të, m’u shkatërruan ëndrrat. Unë do të dhuroj organet e saj, sytë, zemrën, për fëmijët që luftojnë për jetën.”

Shoferi i kamionit ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje nga autoritetet greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion