(VIDEO) Sherr me thika në Sarandë, pronarët e picerisë i ngacmojnë të dashurën një turisti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku është regjistruar një sherr me thika mes disa të rinjve, ku edhe këtë herë ‘molla’ e sherrit është bërë një femër.
Rasti i fundit është regjistruar në një piceri në Sarandë, ku pronarët e picerisë në fjalë ngacmuan të dashurën e një turisti dhe më pas e kërcënuan atë me thikë.
Në videon e dërguar pranë redaksisë së JOQ nga një qytetar, shihet qartë se si një prej pronarëve tenton të qëllojë me thikë turistin, i cili pasi e sheh atë, vrapon për t’u larguar.
Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ:
“Pronaret e një picerie ne Sarande ngacmuan te dashurën e një turisti dhe e kërcënuan nga mbrapa.”


