Mori 1 milionë lekë dhe telefon, përgjimet e SPAK fundosën ish- ministren Rovena Voda: “Leku e hedh ujin përpjetë”

Aktualitet

Mori 1 milionë lekë dhe telefon, përgjimet e SPAK fundosën

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u la në burg një natë më parë. Në Dosjen e SPAK, janë përgjimet që zbulojnë ryshfetet dhe dhuratat që Voda ka marrë, kundrejt punësimit të një qytetareje në Ministrinë e Brendshme.

Mësohet se SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që në fakt zbuloi rastin e ish-zv.ministres së Brendshme. Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk.

Në dosjen e SPAK thuhet se pavarësisht se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialiste, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Por, pavarësisht kësaj, Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale.

Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avokate, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Voda. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo.

Më tej, në përgjimet e SPAK, është edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit ““Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”. Po ashtu, sipas SPAK, ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf. Pas këtij momenti, dëgjohet Majlinda Hasani, e cila thotë se Rovena Voda i përgjigjet menjëherë, jo si më parë, ku i përgjigjej pas 2-3 ditësh, sepse sipas saj, “Leku e hedh ujin përpjetë”.

SPAK thotë se më oas ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës dhe ky moment është filmuar. Sipas SPAK, të tre gratë janë takuar më 28.02.2020 brenda ambienteve të MB dhe pas këtij takimi Florida Beu ka aplikuar për specialiste në 11 vende pune, por asnjërin nuk e ka fituar.

Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është bërë më 06.03.2020, ku Voda shfaqet me makinën e saj, me targa MB 276 AA, që drejtohej nga shoferi i saj, dhe është futur në Portin e Durrësit, ku Beu i ka dhënë dhe një arkë me peshk./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion