Joe Biden infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Bota

Joe Biden infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e tij

Presidenti i SHBA Joe Biden është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë, e cila shprehet se presidenti ka shfaqur simptoma të lehta.

Kreu i shtetit demokrat, 81 vjeç, plotësisht i vaksinuar, ka kollë dhe rrjedhje Hundësh. Bëhet me dije se ai do të qëndrojë në izolim për rreth 24 orë. Biden detyrën do ta ushtrojnë nga distanca gjatë këtyre ditëve.

Vetë Biden me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndihet mirë dhe se gjatë ditëve të izolimit do punojë për të kryer punën për popullin amerikan.

“Sot pasdite dola pozitiv për COVID-19, por ndihem mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për urimet. Do të izolohem ndërsa shërohem dhe gjatë kësaj kohe do të vazhdoj të punoj për të kryer punën për popullin amerikan”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT