Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi, si autor i krimit akuzohet një shqiptar (EMRI-FOTO)

Aktualitet

Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi, si autor

Një efektiv i policisë kufitare serbe ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Loznicë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e autorit të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, 33 vjeç, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Ivica Daçiç ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, kanë ndaluar një makinë Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka qëlluar me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviç në gjoks dhe zyrtarin policor Iliç Vjekosllav në shpatull, dhe më pas është larguar.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë polici Nikolla Krsmanoviç, 34-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Vjekoslav Iliç 50-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si autori i krimit akuzohet Artan Hajrizi, i cili sipas mediave serbe ishte nisur për të takuar një shok të tij në Loznicë dhe kur policia kufitare i kërkoi t’i tregonte çantë, ai hapi zjarr ndaj tyre.

Policia serbe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, ku raportohet se në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.

ME TE LEXUARAT