Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap dyert sot, Rama publikon video të stafit shqiptaro-turke (Video)
Lajmifundit
/
27 Maj 2021, 08:52
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook nga spitali Rajonal Memorial në Fier, ndërtuar nga Turqia. Sipas kryeministrit, spitali në fjalë do nisë punën sot, duke sjellë për popullin pamje të spitalit por edhe stafit që nuk do jenë vetëm shqiptarë, por edhe turq.
“MIRËMËNGJES
dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan në përshkrimin e videos kryeministri.
Spitali Memorial në Fier është ndërtuar brenda pak muajve nga Turqia.


