Izraeli shkatërron tre ndërtesa në Gaza, të paktën 33 viktima e 50 të plagosur

Bota

Izraeli shkatërron tre ndërtesa në Gaza, të paktën 33

Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e bën të ditur AP duke cituar mjekët të cilët thonë se këto kanë qenë sulmet të vdekjeprurëse që nga e hëna.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 12 gra dhe tetë fëmijë ndodheshin mes atyre që u vranë, ndërsa 50 të tjerë mbetën të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.

Më herët gjatë së hënës ushtria izraelite njoftoi se kishte shkatërruar banesën e liderit të Hamas-it në Gaza, Yahiyeh Sinwar.

Ky është sulmi i tretë që bëhet në dy ditët e fundit në shtëpitë e liderëve të Hamas-it, të cilët janë strehuar nëntokë. Ndërkohë, një diplomat i SHBA-ve në rajon ka bërë thirrje për uljen e tensioneve kurse Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet më vonë gjatë të dielës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion