Ish-eurodeputeti i ‘Agimit të Artë’ ekstradohet për në Athinë, do të jetë në një qeli me armikun e tij: Do t'i bëj...

Bota

Ish-eurodeputeti i ‘Agimit të Artë’ ekstradohet për

Ish eurodeputeti grek, Giannis Lagos pritet të mbërrijë në Athinë ditën e sotme për të dalë para Prokurorisë. Ai është marrë nga Belgjika nga pesë policë grekë të cilët do ta dërgojnë në Marking. Gjykata e ka dënuar anëtarin e ‘Agimit të Artë’ me 13 vjet e 8 muaj burg për drejtimin e një organizatës kriminale.

Kur dënimi i tij u bë i ditur, eurodeputeti nuk ishte në sallën e gjyqit. Ai e kishte kuptuar që do të shkonte në burg dhe tha “Unë do t’i bëj ata të mos dinë se ku po shkojnë” . Kjo ishte fjalia e fundit që ai tha jashtë gjykatës dhe pak para se të udhëtonte për në Bruksel.

Ai nuk apeloi kundër vendimit të shkallës së parë për ekstradimin e tij, i cili bën të zbatueshëm urdhrin e arrestit të lëshuar nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se Giannis Lagos do jetë në burgun Domokou, si dhe do të jetë në të njëjtën qeli me shefin e shtabit të Perama, Anastasios Pantazis .

Anastasios Pantazis, është dënuar me 10 vjet e 2 muaj burg për anëtarësimin, pjesëmarrjen dhe drejtimin e një organizate kriminale, vrasje në tentativë kundër anëtarëve të PAME në Perama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion