Raketat izraelite "ndezin" qiellin e Teheranit, pamjet LIVE të sulmeve ndaj Iranit

Bota

Raketat izraelite "ndezin" qiellin e Teheranit, pamjet LIVE të

Video te postuara ne X, e verifikuar nga Al Jazeera, tregon shenjat e para të sulmeve izraelite ndaj Teheranit.

Siç raportuam më parë, Izraeli tha pak çaste më parë se kishte nisur një raund të ri sulmesh ndaj Iranit.

Ne fakt vala e sulmeve te mbremjes ndodhi njekohesisht nga dy anet, pasi edhe Izraeli nisi nje vale te re sulmesh ndaj Iranit teksa ky i fundit leshoi mbi 100 drone e raketa. 

Raketat izraelite "ndezin" qiellin e Teheranit, pamjet LIVE të sulmeve ndaj Iranit

Izraeli vijon që të sulmojë Iranin, teksa autoritetet iraniane kanë raportuar se disa raketa janë kapur.

Nga video që po transmetohet në mediat ndërkombëtare, raketat duken në ajër.

Ndërsa, sirenat jehojnë kudo nëpër Teheran. Për më tepër shikoni pamjet.

Izraeli nis valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit, paralajmërohet kundërpërgjigje

Raketat izraelite "ndezin" qiellin e Teheranit, pamjet LIVE të

Izraeli nis nje vale te re sulmesh ndaj Iranit duke vijuar keshtu luftimet edhe te shtunen pas mesdites. 

Mbrojtjet ajrore janë aktivizuar gjithashtu në Tabriz dhe Isfahan, ndërsa ato janë nën sulmin izraelit, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRINN, cituar nga Al Jazeera.

Më parë, raportuam se sistemet iraniane kundërajrore ishin aktivizuar në kryeqytetin Teheran dhe në qytetin port të Bandar Abbasit, pasi u vunë nën zjarr izraelit. Mediat iraniane raportojnë se shpërthime po dëgjohen në Iran.

Izraeli tha pak kohë më parë se kishte nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se katër ndërtesa kritike në centralin bërthamor të Isfahanit në Iran janë dëmtuar në një sulm të së premtes, duke përfshirë një impiant për konvertimin e uraniumit dhe një impiant për prodhimin e pllakave të karburantit.

“Ashtu si në Natanz, nuk pritet rritje e rrezatimit jashtë vendit”, tha agjencia në një postim në X.

Televizioni shtetëror i Iranit raporton se sulme hakmarrëse “të rënda dhe shkatërruese” nga Irani kundër Izraelit priten brenda disa orësh.

ME TE LEXUARAT