Izraeli merr vendimin, në maj do vaksinojë fëmijët

Qeveria izraelite ka marrë vendimin e fundit, lidhur me vaksinimin e fëmijëve. Mediat e huaja shjruajnë se në muajin maj do vaksinimi masiv i fëmijëve të moshës nga 12 në 15 vjeç, të cilët përbëjnë dhe 30 për qind të popullsisë në vend. Izrael do i vaksinojë fëmijët me Pfizer.
Të dhënat e reja të publikuara nga ministria izraelite e shëndetësisë javët e fundit, konfirmuan efikasitet prej 97% në parandalimin e infektimeve, në mundësinë e sëmundjes së rëndë në rast infektimi si dhe të vdekshmërisë.
Ndërkohë që vaksinimi ka sjellë normalizimin në Izrael. Mësohet se hotelet, palestra, stadiume, salla eventesh, vende të kulturës dhe restorante i janë rikthyer aktiviteteve. Por duhet një lejekalimi e gjelbër për të qenë në hapësirat e mbyllura: pra duhet të jesh i imunizuar ose i vaksinuar.
Gjithashtu, që nga shtatori i 2020, vendi nuk ka asnjë zonë të kuqe. Janë eliminuar masat që ndalojnë grumbullimet e përgjithshme, të vaksinuar ose jo dhe i gjithë sistemi shkollor është aktiv. Ndryshe nga një vit më parë izraelitët po i festojnë në shtëpi Pashkët.
Ndërkohë, shtrimet e rasteve të rënda në spital shënojnë një ulje drastike, njësoj si dhe infektimet e reja ditore, nga 6 mijë në 1 janar në 490 në 1 prill. Javën e ardhshme qeveria do të diskutojë për anulimin e detyrimit të mbajtjes së maskës, të paktën në ambient të hapur.


