Merren në mbrojtje motrat Jenner. Pas Kendall, i njëjti person kërcënon edhe Kylien

Showbiz

Merren në mbrojtje motrat Jenner. Pas Kendall, i njëjti person

Motrat Kendall dhe Kylie Jenner janë të dyja nën mbrojtje të gjykatës, pasi jaën kërcënuar me jetë po nga i njëjti përndjekës. Së fundmi, personi në fjalë ka tentuar të futet edhe në ambientin privat të Kylie Jenner, por sigurisht është ndaluar nga rojet e sigurimit.

Kujtojmë se më herët, Kendall Jenner kërkoi që të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

Merren në mbrojtje motrat Jenner. Pas Kendall, i njëjti person

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Boëker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Boëker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, shkruajnë mediat e huaja, duke cituar deklaratën e Kendall.

Boëker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Boëker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

ME TE LEXUARAT