Izraeli kërcënon sërish Iranin: Largohuni! Sulmet do të vijojnë më fuqishëm

Pak para se të fliste sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët e Teheranit, duke bërë të ditur se sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin iranian do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
Në një postim në platformën X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u kërkuan qytetarëve iranianë të qëndrojnë larg strukturave ushtarake dhe objekteve të sigurisë apo të prodhimit që kanë lidhje me udhëheqjen iraniane, raporton BBC.
Ky paralajmërim shton më tej tensionet në rajon, ndërsa pritet të ketë reagime të forta nga udhëheqja iraniane dhe ndërkombëtare.


