Izraeli i pamëshirshëm, sulmoi një xhami në Palestinë në "Natën e Kadrit", plagosen 90 persona

Bota

Izraeli i pamëshirshëm, sulmoi një xhami në Palestinë

Përplasja për shpërnguljen me forcë nga banesat mes Izraelit dhe Palestinës vijon, ndërsa një ditë më parë, u raportua sulmi i dytë. Mësohet se 90 persona kanë mbetur të plagosur, pasi u sulmuan në xhaminë e Al-Aksës ku mijëra myslimanë ishin mbledhur për t'u lutur për Natën e Kadrit.

Ndërkohë që policia izraelite tha se iu desh të përgjigjej me gaz lotsjellës dhe me plumba gome ndaj protestuesve që lëshonin objekte të forta dhe u vinin zjarrin barrikadave të ngritura prej tyre.

Lidhur me këtë situatë, SHBA-ja, Rusia, BE-ja dhe Kombet e Bashkuara dolën me deklaratë duke shprehur shqetësim. Edhe Turqia ndërhyri të shtunën duke e quajtur Izraelin një shtet terrorist që po persekuton botën arabe dhe myslimane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion