Helmimi i kosovarëve, mjekët dëshmojnë: Vdekje e dyshimtë, ata vdiqën njëri pas tjetrit me 24 orë diferencë

Aktualitet

Helmimi i kosovarëve, mjekët dëshmojnë: Vdekje e

Të tjera detaje janë zbardhur nga vdekja tragjike e 3 kosovarëve në Gjirin e Lalzit. Mjekët e arrestuar kanë dhënë dëshminë e tyre, që sipas të cilëve nuk kanë bërë asnjë gabim, ata i kanë dhënë mjekimin e duhur. Vdekja e tyre, sipas mjekëve është e dyshimtë.

"Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar  serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherza, por çdo 24 orë njëri p[as tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj", thanë mjekët

Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.

Gjithashtu familjes i ka ndodhur edhe qeni, që mendohet se mund të ketë konsumuar kërpudha.

ME TE LEXUARAT