Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të vendosin për armëpushim

Avionët luftarakë të Izraelit e goditën një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit të martën, si dhe lëshuan urdhra të rinj për evakuim për 20 ndërtesa në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit.
Sulmi e bëri ndërtesën rrafsh me tokën në lagjen Basta në qendër të Bejrutit. Ky ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në pjesën më të banuar të qytetit.
Nuk është raportuar për viktima deri më tani.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, la të kuptohej se do të ketë më shumë sulme, duke thënë se janë lëshuar urdhra për rreth 20 ndërtesa në periferitë jugore të Bejrutit, si dhe një paralajmërim për qytezën jugore Naqoura, në të cilën ndodhet selia qendrore e misionit paqeruajtës të OKB-së, UNIFIL.


