Furtuna e rrjeteve sociale, e vështirë të përballohet”, Rama: Ka hyrë në mes autoriteti i telefonit, s’mund të vendosim filtra

Politikë

Furtuna e rrjeteve sociale, e vështirë të

Kryeministri Edi Rama në shkollën “Sami Frashëri” nga ku do të nisin konsultimet publik me prindërit në të gjithë vendin për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat.

Rama: Thënë të gjitha këto sigurisht që ideja për të ndaluar TikTokun dhe/ose SnapChat si dy platforma që janë problematike, të gjitha platformat janë problematike në fakt, por këto dyja janë problematike për arsye specifike, është një ide që ne e kemi diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduam që ta shtrojmë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi.

Deri para ca kohësh nuk kishin asnjë siguri, as përputhje se çarë mësuesi kishte studiuar as çfarë jepte atje. Jetojmë në në botë që ka hyrë në mes një autoritet tjetër, ai i (tregon telefonin), që prish sa herë klikon fëmija këtu.

ME TE LEXUARAT