Italianët në festë për triumfin, shqiptari i nevrikosur godet makinën e policisë

Bota

Italianët në festë për triumfin, shqiptari i nevrikosur


E ndërsa të gjithë ishin mbrëmë në festë për triumfin e Italisë në Kampionatin Europian të futbollit në finalen përballë Anglisë, një shqiptar ishte i inatosur duke qëlluar me gurë në drejtim të një makine policie në Modena.

Mediat italiane shkruajnë se 28-vjeçari iu afrua dhe qëlloi me gurë në drejtim të makinës. Motivi ende nuk dihet. E ndërsa kundërshtoi duke rezistuar për disa minuta, në fund i riu shqiptar është prangosur duke u dërguar në qeli.

Po sipas medieve përtej Adriatikut, shqiptari që fyeu dhe ofendoi policët në momentin e arrestimit rezulton se më parë ka qenë i skeduar për grabitje dhe plagosje, ndërsa tani do të përballet me akuza të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion