“Lambda” apo “Delta”? OBSH tregon se kush nga variantet e Covid-19 është më i rrezikshëm

Bota

“Lambda” apo “Delta”? OBSH tregon se kush nga variantet

Varianti i ri i Covid-19 , “Lambda” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është gjetur në 27 vende të ndryshme të botës.

Lambda është veçanërisht e përhapur në të gjithë Amerikën e Jugut, pasi u shfaq për herë të parë në Peru në gusht të vitit të kaluar dhe po konstatohet gjithnjë e më shumë në këto vende.

Sipas ekspertëve të OBSH-së deri tani variant i gjetur në Europë nuk është cilësuar si një variant shqetësues, megjithëse është një variant që kërkon vëmendjen e ekspertëve pasi është indetifikuar që transmetohet.

Në Peru, “Lambda” përbën gati 82% të mostrave të rastit të koronavirusit të raportuar gjatë majit dhe qershorit, sipas Organizatës Shëndetësore Panamerikane.

Varianti më shqetësues sipas OBSH-së është variant “Delta” i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe frika për një valë tjetër të pandemisë është tepër e madhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion