Itali/ U kap duke trafikuar 45 kg kokainë, arrestohet shqiptari! Vlera lëndës narkotike 2 milionë euro

Bota

Itali/ U kap duke trafikuar 45 kg kokainë, arrestohet shqiptari! Vlera

Itali - Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjet.

Gjatë operacionit policia sekuestroi rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në treg arrin mbi 2 milionë euro.

Pas kontrolleve, policia gjeti brenda makinës, rreth 40 pako kokaine, secila me peshë rreth 1 kilogram. Kontrolli vijoi edhe në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij, ku u gjet edhe 1 kilogram shtesë kokainë si dhe rreth 10 mijë euro cash.

Aksioni i zhvilluar në autostradën A1, në zonën mes Lodit dhe Piaçencës, u realizua në 10 prill, por Corriere shkruan se policia e bëri me dije vetëm një ditë më parë (30 prill).

“Ky është sekuestrimi i dytë i bërë nga policia e trafikut përgjatë autostradës vetëm në pak javë: në fund të marsit , një tjetër operacion i zbatimit të ligjit rezultoi në sekuestrimin e 2 kilogramëve kokainë pas një ndjekjeje që zgjati mbi 30 kilometra”, informon “Corriere”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion